Donatorë të huaj për arsimin profesional

14/10/2014 00:00

Të 52 shkollat e arsimit profesional në vend do të kenë së shpejti nga
një donator të huaj, i cili do të ndihmojë me suportin e tij për
zhvillimin sa më profesional të nxënësve.

“Reformën ta thellojmë dhe ashtu siç kemi çiftim të çdo shkolle me një donator të huaj dhe me një vend që është lider në arsimin profesional, duam të bëjmë një çiftim të shkollës me biznesin dhe sipërmarrjen, ku të kalojmë me një bashkëmenaxhim të shkollës, mes Ministrisë dhe Këshillit Kombëtar të Punës dhe përfaqësuesve të biznesit, ku shkolla përveç drejtimit administrativ që do të ketë nga drejtuesit shtetëror, të ketë edhe një drejtim profesional, një bord të shkollës, i cili do të menaxhohet nga strukturat e biznesit”, tha Erjon Veliaj, ministër i Mirëqënies Sociale.

Veliaj tha se ne Keshillin Kombetar te Punes se ne çdo bord te shkollave te arsimit profesional do te kete biznesmenë, te cilet do te sigurojne qe me shume se 30 % te mesimit ta zhvillojne ne praktike.

“Duhet hartim skelet kurrikulash dhe përgatitje materialesh mësimore. Eshtë ndërhyrja e biznesit te shkolla, ku ne të kemi një drejtues të bordit nga biznesi, që do të garantojë 30 për qind të kohës së mësimit, të jetë në praktikë, pra të sigurojë që ai ose  ajo përfaqësuese e biznesit dhe të tjerët që do të jenë anëtarë të bordit, detyrë numër 1 të kenë garantimin e praktikave dhe lidhjen e sa më shumë marrëveshjeve në terren dhe pjesëmarrjen në prodhimet profesionale”, tha Veliaj.

Kete vit shkollor numri i nxenesve qe kane preferuar te ndjekin arsimin profesional eshte rritur me 40 % ne krajasim me nje vit me pare. 

Top Channel