Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

14/10/2014 00:00

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë dhjetra persona të verbër kanë marshuar përgjatë bulevardit Dëshmoret e Kombit duke kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria me shumë aksesueshmëri të ambienteve publike nga të verbërit.

Për të qenë më miqësorë me qytet, ashtu edhe fshatrat. Besoj që përshtatshmëria për personat me aftësi të kufizuara është një nga aftësitë e mëdha që ka sot shoqëria shqiptare, institucionet publike. Kjo përshtatshmëri kërkon përvec vullnetit edhe materializim financiar. Shpresoj që me miratimin e buxhetit të ri do të kemi një buxhet më real për aksesueshmërinë e të gjitha llojeve të saj”, thotë Sinan Tafaj, President i Këshillit të Aftësisë së Kufizuar.

Në Ditën Shkopit të Bardhë në shumë vende të botës manifestohet duke i kërkuar qeverive më shumë autonomi për komunitetin e personave të vërbër.

Top Channel