Alarm fals për bombë në aeroportin e Rinasit

13/10/2014 00:00

Alarm fals për bombë në aeroportin e Rinasit. Një qytetar lajmëroi në Postën e Policisë së aeroportit “Nënë Tereza” me anë të një telefonate.

Pas marrjes së alarmit, shërbimi i sigurisë së aeroportit nisi kontrollet. Drejt aeroportit të Rinasit u nisën dhe forca nga Drejtoria e Policisë.

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

Alarmi për bombë erdhi pasi në tualetet e terminalit u gjet një valixhe e dyshimtë. Forcat xheniere e morën valixhen për t’i bërë një shpërthim të kontrolluar dhe pas shpërthimit nuk u gjet asnjë send i dyshimtë.

Top Channel