Gaza, Izraeli e shkatërron, SHBA e ndërton
12/10/2014 00:00
Uashingtoni premtoi 212 milionë dollarë ndihma për rindërtimin e Gazës, zotim ky i bërë gjatë një konference donatorësh në Kajro.
Autoriteti Palestinez kërkon 4 miliardë dollarë në total për rimëkëmbjen e territorit gjysmë të rrënuar prej konfliktit 50 ditor të Izraelit me Hamasin.
Një pjesë e mirë e infrastrukturës u dëmtua rëndë në këtë luftë dhe 100 mijë banorë të Gazës humbën shtëpitë e tyre. Për këta të fundit, afrimi i dimrit e bën edhe më urgjente nevojën për ndihmë.
Top Channel