Cikloni godet brigjet e Indisë

12/10/2014 00:00

Cikloni i rrezikshëm Hudhud ka goditur brigjet lindore të Indisë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme e duke shtyre 300 mijë vetë të lënë shtëpitë në kërkim të zonave të sigurta.

Stuhia e cilësuar si “tepër e ashpër”, solli erëra me shpejtësi 205 km në orë. Pasojat mund të shiheshin qartë në Andra Pradesh, ku tre vetë humbën jetën e ku qindra pemë janë shkulur nga rrënjët, ndërsa shtylla të panumërta elektrike janë rrëzuar në tokë.

Një dallgë batice prej dy metrash kërcënon zonat e ulëta në këtë shtet e atë të Orises, ku për të shpërngulurit janë hapur me dhjetëra qendra pritjeje.

Në rajon janë dërguar gjithashtu edhe ekipe shtesë të ndërhyrjes së shpejtë. Sipas autoriteteve, 5-6 orët e ardhshme do të jenë vendimtare pasi do të shihet nëse fuqia e ciklonit do të vazhdojë ose jo rritjen.

Top Channel