Protesta kundër HEC-it në Bulqizë

11/10/2014 00:00

Një ditë pas arrestimit të 8 personave që morën pjesë në dhunimin e kantierit të ndërtimit të hidrocentralit në zonën e Valikardhës në Bulqizë, banorët janë mbledhur sërish në protestë.

Ata janë rreshtuar para hyjres së kantierit duke kërkuar lirimin nga policia të personave të arrestuar. Ndërkohë që kanë vijuar kërkesat për bllokimin e ndërtimit të hidrocentralit.

Për të qetësuar situatën, në zonë ishin forcat e policisë së komisariatit të Bulqizës, mbështetur nga ekipe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Situata në këtë zonë vijon e tensionuar prej javësh, ndërsa banorët akuzojnë edhe kryetarin e komunës së tyre se ka dhënë leje për ndërtimin e hidrocentralit që do shfrytëzojë ujërat e Liqenit të Zi.

Banorët thonë se devijimi i ujit do të lërë pa vaditje 1 mijë hektarë tokë bujqësore.

Top Channel