ISIS përparon në Irak

11/10/2014 00:00

Fokusi ndaj grupit ISIS zhvendoset nga Siria ne Irak. Zyrtarët e
Bagdadit i bënë thirrje urgjente ndërkombëtarëve për ndihmë sepse
militantët duket se kanë përparuar në provincën e Anbarit.

Kjo është një zone e mikluar nga kalifati islamik, sepse mbart pasuri nentokesore edhe sherben si nje nga pikat e dyta kyce pas kryeqytetit.

Nderkaq nga Kobana ,qyteti kufitar me Turqine, raportohet avancimi serish i ISIS-it. Sipas autoriteteve kurde forcat islamike kanë pushtuar selinë e milicisë kurde, pavarësisht sulmeve ajrore të vazhdueshme te koalicionit të udhëhequr nga SHBA. Prandaj forcat kurde, apelojne duke thene se kanë nevojë urgjente për më shumë armë dhe municione qe te nisin nderhyrje ushtarake tokesore.

Perfaqesuesi i OKB-së per Lindjen e Mesme Staffan de Mistura shprehet i shqetesuar per situaten.

“Kur ka një kërcënim ndaj  civilëve, ne nuk duhet, të rrime te heshtur.Realiteti eshte tragjik”, thotë De Mistura.

Gjenerali Martin Dempsey njoftoi nga Pentagoni se do te zhvilloje një takim javen e ardhshme me më shumë se 20 perfaqesues të mbrojtjes për të diskutuar fushatën shumëkombëshe kundër shtetit islam.

Top Channel