Fier, zjarr në rafinerinë e naftës

11/10/2014 00:00

Një zjarr ka rënë në rafinerinë e naftës në Fier në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës. Zjarri ka përfshirë kolonën ku përpunohet nafta dhe tubacionet nga ana veriore e saj.

Menjëherë është dhënë alarmi pasi kolona kishte një rrezikshmëri të lartë për vetë faktin se brenda saj ndodheshin sasi të konsiderueshme nafte që përpunohen.

Gjithashtu është njoftuar edhe policia, si dhe reparti i zjarrfikësve, i cili ka dërguar një njësi në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit kanë punuar në kushte shumë të vështira, duke rezikuar edhe jetën për shkak të flakëve dhe lartësisë së kolonës. Gjithësesi, zjari është arritur të vihet nën kontroll dhe të shuhet.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit, por megjithatë ende nuk ka ndonjë version zyrtar lidhur me ngjarjen.

Top Channel