
Grupi terrorist i Boko Haram liroi 27 vajza, nga qindra pengje, fati i të cilave ende nuk bëhet i ditur.
Kjo deklarate u be nga presidenca e Kamerunit, ku mes pengjeve te liruar eshte edhe gruaja e zevendeskryeministrit te vendit.
“Nje pjese e te rrembyerve te dates 16 maj 2014 ,tashme jane ne duar te sigurta. Por nuk mundemi te japim asnjë hollësi të mëtejshme sepse cdo gje lidhet me ruajtjen e kofidencialitetit te negociatave me Boko Haram”, tha zëdhënësi.
Lajmi ka zene vendin kryesor ne shume media prestigjoze sepse taktika e rrembimeve te grupit, beri buje nderkombetare. Kulmi i akteve te tyre barbare ishte marrja me force nga bankat e shkolles te 200 vajzave nigeriane ne muajin prill.
Por askush nuk ka informacion per to. Boko Haram ka vrarë qindra njerëz këtë vit, kryesisht në verilindje të Nigerisë, si edhe ka rritur sulmet ndërkufitare në Kamerun. Brutaliteti i veprimtarise se tyre vjen si pasoje e forcimit te lidhjes se forte me grupin militant ISIS.
Top Channel