Balotelli, një prind shembullor
11/10/2014 00:00
Aventura e tij me Liverpulin nuk ka nisur siç duhet dhe në kombëtaren italiane nuk është grumbulluar nga Antonio Conte, por Mario Balotelli ka gjetur ngushëllim tek vajza e tij Pia.
Ish-sulmuesi i Milanit ka postuar në Instagram një foto ku shihet duke mbajtur në shpatulla vogëlushen, e cila ndërkohë i shkul kreshtën.
“Nuk ka asgjë më të bukur sesa të kalosh kohë me vajzën tënde”, shkruan futbollisti italian me origjinë nga Gana.
Top Channel