Ajri vrasës i Tiranës

11/10/2014 00:00

Banoret e kryeqytetit vijojnë të thithin ajrin të ndotur duke qenë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të rënda.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin e saj mbi monitorimin e ajrit në 9 qyteteve, tha se ne Tiranë pluhuri i respirueshëm dhe dioksidi i azotit jane disa here me te larta se normat e lejuara nga Bashkimi Europian.

“Bëmë monitorimet tona në laboratorët tanë. Ndotja është më e lartë se normat e lejuara të Bashkimit Europian. Ndotja nga dioksidi i azotit shkakton probleme në shendet”, thotë Vanela Gjeci, përgjegjëse në sektorin e laboratorit analitik.

Trafiku i renduar por edhe karburanti me cilesi te ulet jane shkaktaret kryesor te kesaj ndotjeje. Ekspertët kane kryer matje, diten kur Papa Francesku erdhi ne Tirane dhe u ndalua levizja e makinave. Dioksidi i azotit ishte 5 mikrogramë per meter kub dhe menjehere pas fillimit te qarkullimit te makinave u 7-fishua duke arritur vleren 30 mikrogram per meter kub.

Monitorimet treguan se edhe ne Elbasan, dioksidi i azotit eshte mbi normat e Bashkimit Europian, ndersa ne qytete si Vlora, Korça dhe Shkodra kemi nje rritje te ozonit.

Top Channel