
Me firmën e tij, Petro Poroshenko e ktheu në ligj verifikimin e qindra
mijëra nëpunësve civilë në Ukrainë, të cilët mund të humbasin vendet e
punës nëse zbulohet se kanë pasur lidhje me Qeveritë e kaluara sovjetike
apo pro-ruse.
I ashtuquajturi “ligj i lustracionit” krijon kushtet per inspektimin dhe shkarkimin e çdo nëpunësi civil, i cili ka mbajtur një pozicion federal apo rajonal në qeveri për më shumë se një vit nën ish-presidentin pro-rus Viktor Janukoviç.
Një nisme tjeter e ngjashme, e planifikuar për miratim javën qe vjen, do të detyrojë zyrtarët e gjyqësorit dhe ata të zbatimit të ligjit të deklarojnë pasuritë e tyre financiare dhe pronat e tjera. Po keshtu do te krijohet edhe një njësi antikorrupsion qe do të hetojë rastet në të cilat mënyra e jetesës së zyrtarëve i tejkalon të ardhurat e deklaruara nga familjet tyre.
Qellimi i ketyre levizjeve eshte rivendosja e besimit tek ekzekutivi dhe krijimi i kushteve per ngritjen e nje sistemi te ri qeverise ne perputhje me standardet europiane. Ukraina ka fituar qe prej shperberjes se Bashkimit Sovjetik në 1991-shin reputacionin e nje vendi me korrupsion galopant në pothuajse të gjitha nivelet e qeverisë dhe në jetën publike. Sipas kryeministrit Arseniy Yatseniuk, me ligjin e firmosur nga Poroshenko, ne lupen e verifikimeve do te kalojne rreth 1 milion vete. legjislacioni do te perfshije pa dallim çdo zhinxhir komandues, ndersa i ndalon gjithashtu per 10 vjet zyrtareve te kohes se Janukivicit te punojne ne administraten publike.
Top Channel