Ebola mbërrin edhe në Qipro?

10/10/2014 00:00

Me shqetesim ndjekin organet qipriote të shëndetësisë një rast të
dyshimtë të një studenti në pjesën veriore të ishullit,e quajtur pjesa
turke, që funksionon si një shtet i pavarur, por qe njihet vetem nga
Turqia prej vitit 1974.

26-vjecari nga Togo eshte shtruar ne spital ne temperature te larte dhe eshte konsideruar si nje rast me virusin Ebola.

Sipas gazetës turkoqipriote Havadis , pacienti ne fillim ka qene ne spitalin qendror te qytetit Famagusta, por me pas eshte konsideruar i domosdoshem transferimi i tij ne nje njësi të veçantë të izoluar te spitalit te Nikosise turke ku edhe qendron dhe kurohet i mbyllur ne karantine.

Në deklaratën e tij, sipas gazetës “Kipris” drejtori i spitalit  Aikut Uretici , ka theksuar se 26-vjeçari qe u  paraqit në repartin e rasteve emergjente me temperaturë të lartë, u trajtua si nje rast i mundshem me Ebola, pasi 20 dite me pare kishte mberritur nga Togo.

Kurse nga ana tyre, autoritete spitalore te Nikosise turke, ende nuk kane deklaruar se po hyjne ne karantine te plote, persa i perket ambienteve te spitalit ne fjale, pasi presin rezultatet e analizave perkatese ne tre ditet e ardheshme, ku dhe do te percaktohet diagnoza e sakte e pacientit te dyshuar ne se mbart apo jo, virusin vdekjeprures.

Nderkohe ne anen tjeter te qytetit, ana greke, Ministria qipriote e Shëndetësisë ka njoftuar se monitoron nga afer zhvillimet rreth epidemisë Ebola, duke vënë në dukje se Qipro është plotësisht në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Edhe ne Athine ministri i Shëndetësisë Makis Voridis ka deklaruar se  Greqia është e gatshme për të trajtuar nje rast te mundshem te Eboles ,ndersa nje takim i gjere me perfaqesues te ketij sektori nga i gjithe vendi eshte ne zhvillim ne kryeqytetin grek. per te shqyrtuar  të gjitha të dhënat e reja për praninë e virusit Ebola në Europë.

Top Channel