
Tensionet që burojnë prej rrethimit disajavor të qytetit kurd të Kobanës në veriun e Sirisë kanë mbërthyer edhe Turqinë.
Protestat neper rruge me 19 vdekje te regjistruara ne tre dite jane shenje e indinjates ne rritje ndaj indiferences qeveritare, por edhe sinjal i nje rreziku akoma me te madh: renia e Kobanes ne duart e ISIS-it kercenon te shkaterroje procesin historik te vulosjes se konfliktit 30-vjeçar mes PKK-së dhe Ankarase.
Fakti qe rrugeve te shnderruara ne arene perleshjesh me policine, nuk dolen vetem vetem aktiviste te Partise se Punetoreve te Kurdistanit , por edhe qytetare te thjeshte, ngre pikepyetje mbi qendrueshmerine e paqes se brishte te arritur me shume veshtiresi. Nje ndihme, qofte edhe jo e drejtperdejte per kurdet e Kobanes nga ekzekutivi turk do te jepte ndoshta nje shenje per qetesim.
Shefi i Partisë Siriane të kurdëve PYD, Salih Muslim, nje aleat i PKK-së, i ka kërkuar Qeverisë në Ankara t’u mundësojë luftëtarëve kurdë nga zonat e tjera të Sirisë që të shkojnë për në Kobane përmes territorit turk.
Një “korridor” i tillë mund t’i vijë në ndihmë Kobanes dhe në të njëjtën kohë të tregojë vullnetin e mirë të qeverisë turke. por kerkesa e tij ka rene ne vesh te shurdher sepse sipas deputetit kurd në parlamentin turk Ertugrul Kürkcü, udhëheqja turke ndjek vetëm një qëllim, largimin nga pushteti të Assadi-t.
Ai mendon se edhe pse kurdët e Sirisë do të ishin aleatë të natyrshëm të Turqisë, Ankaraja nuk e deshiron forcimin e kurdeve ne pergjithesi. keta te fundit e akuzojne qeverine turke se që nëse Kobane do të bjerë në dorë të ISIS-it, atehere organet vetëqeverisëse kurde në veri të Sirisë do te shkaterrohen. Vetë Erdogani e acaroi edhe me shume shume situaten me pohimet e tij se qyteti do te dorezohet shume shpejt perpara vrullit te xhihadisteve.
Top Channel