
Një zyrtare e lartë amerikane deklaroi gjatë së enjtes se nuk do të ketë asnjë lehtësim të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, deri sa të gjitha trupat e huaja dhe mjetet e tyre të largohen nga Ukraina, sovraniteti i Kievit mbi kufinjtë e tij të rivendoset dhe të gjithë pengjet të jenë liruar.
“Sot, ekziston një marrëveshje paqeje në letër në Ukrainë, fatmirësisht paqja mbizotëron në pjesën më të madhe të atij vendi, por marrëveshja po shkelet në disa sektorë kyç”, tha ndihmës/Sekretarja e Shtetit amerikan, Victoria Nuland, gjatë një fjalimi në konferencën e Institutit Aspen, në Berlin, për marrëdhëniet transatlantike.
Armëpushimi i dakordësuar më 5 Shtator është ende në fuqi, edhe pse ka ende luftime në disa zona. Presidenti rus Vladimir Putin mund të zhvillojë bisedime me Presidentin ukrainas Petro Poroshenko javën e ardhshme, kur të jetë radha e bisedimeve mes liderëve aziatikë dhe europianë në Milano, njoftuan zyrtarë të Kremlinit gjatë së enjtes.
Top Channel