
Një ditë më parë i përshkroi si të dobishme, por tani vetë Departamenti
Amerikan i Shtetit e pranon se sulmet ajrore nuk mjaftojne për zbrapsjen
e ISIS-it në Kobanë.
Qyteti kufitar, i shnderruar ne fushebetejen me te te fundit te militanteve te shtetit islamik dhe paraushtarakeve kurde, ka rendesi te madhe strategjike ndaj dhe kerkohet me ngulm nga xhihadistet. 11 sulme ajrore jane ndermarre ne dy ditet e fundit per te ndihmuar peshmergat kurde dhe rezultate pozitive ka pasur, pohuar kjo edhe nga kreu rajonal i Kobane-se, Anwar Moslem.
Megjithate, sic thote dhe zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby, forca ajrore e koalicionit ka limitet e saj.
“Sulmet ajrore, te vetme, nuk e ndreqin dot situaten. Bombardimet nuk do ta shpetojne qytetin e Kobanes. Ne nga ajri po bejme ç`eshte e mundur, por ndihma jone eshte e kufizuar”, tha admiral John Kirby.
I se njejtes linje mendimi eshte edhe sekretari i jashtem britanik, Philip Hammond. Sipas pohimeve te nje lideri kurd, luftetaret e ISIS-it kane hyre gjate nates ne dy lagje te tjera te qytetit, duke sjelle me vete armatime te renda. Marrja e Kobanes do t`i jepte xhihadisteve kontroll te plote te nje rripi te gjate te kufirit siriano-turk.
Ideja e krijimit te nje zone te sigurte pergjate pjeses siriane te kufirit ka gjetur mbeshtetjen e disa aleateve si Franca, por nuk perqafohet nga Washingtoni. Per Shtepine e Bardhe, kjo nuk eshte dicka qe duhet marre ne konsiderate ne keto momente. Tre jave luftimesh per Kobanen kane kushtuar 400 jete njerezish e 160.000 te tjere jane detyruar te braktisin shtepite e tyre nga frika e raprezaljeve te ISIS-it e te kalojne kufirin per ne Turqi.
Top Channel