
Kamikazët, që kishin për objektiva grupin e fuqishëm “Houthi”, të shiitëve në Jemen, por edhe një kamp ushtrie, kanë lënë të paktën 67 viktima me sy sulme të ndara gjatë së enjtes, vetëm pak orë pasi kriza politike detyroi kryeministrin e ri të vendit të dorëhiqej.
Të paktën 47 persona u vranë, përfshi 4 fëmijë, kur një kamikaz aktivizoi eksplozivin në brezin e tij në një pikë kontrollit të kontrolluar nga “Houthi” në qendër të kryeqytetit Sanaa, ku mbështetësit e këtij grupimi po përgatiteshin për një miting.
Gjymtyrë të shkëputura nga trupat e viktimave dhe “pishina” me gjak anembanë sheshit Tahrir mbuluan tërësisht asfaltin pas shpërthimit, nga i cili mbetën gjithashtu të paktën 75 persona të plagosur.
Ndërkohë, në Lindje të Jemenit, ku grupi i militantëve të “Al Qaedas në Gadishullin Arabik” (AQAP) kanë ndërmarrë një sërë sulmesh ndaj vendqëndrimeve të ushtrisë dhe ndërtesave qeveritare gjatë muajve të fundit, të paktën 20 ushtarë mbetën të vdekur pasi një makinë bombë shpërtheu dhe disa të tjerë nisën sulm me armë ndaj pikës së kontrollit të ushtrisë, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve SABA.
Sulmet ndodhën vetëm 2 orë pas përplasjes mes grupit “Houthis” dhe Presidentit Abd-Rabbu Mansour, gjë që detyroi edhe dorëheqjen e kryeministrit të ri Ahmed Aëad bin Mubarak, emërimi i të cilit pritej të bëhej këtë të enjte, bazuar mbi një marrëveshje për ndarjen e pushtetit të muajit të kaluar, e që irritoi liderët e “Houthit”.
Top Channel