
Kalifati Islamik i ISIS ka publikuar në internet një rregullore prej 11 pikash, e cila duhet ndjekur nga gazetarët që punojnë në zonat e kontrolluara prej tyre.
ISIS thotë se Korrespondentët duhet të betohen për aleancën e tyre me Kalifin dhe se puna e tyre do të jetë e kontrolluar. Atyre u lejohet bashkëpunimi me “Reuters”, “AFP”, dhe “AP”, ndërsa u ndalohet të punojnë për “Al Jazeera”.
Çdo lajm, atyre u lejohet që të transmetohet me logon e ISIS, ndërsa llogaritë personale nëpër rrjete sociale të gazetarëve do të jenë të mbikëqyrura. Këto rregulla bënë që shumë gazetarë të largohen në pjesë të tjera të Sirisë që nuk zotërohen nga ISIS.
Rregullorja prej 11 pikash:
1. Korrespodentët duhet të betohen për aleancën e tyre me Kalifin, dhe çdo gjë duhet të jetë në shërbim të imamit Abu Bakr al-Baghdadi.
2. Zyra e medias së ISIS do të mbikëqyrë ekskluzivisht punën e gazetarëve.
3. Gazetarët mund të bashkëpunojnë drejtpërdrejt me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, si “Reuters”, “AFP”, dhe “AP”, por në asnjë mënyrë mos të kenë ura komunikimi me mediat dhe televizionet lokale. Publikimi i ndonjë materiali ekskluziv në këto media është i ndaluar.
4. Gazetarët janë të ndaluar të punojnë në mediat rivale të islamit si “Al Jazeera”, “Orient”.
5. Të gjitha publikimet rreth ISIS duhet të jenë të bashkëngjitura me foto dhe emër të gazetarit.
6. Çdo lajm duhet të ketë logon e medias së ISIS, gazetarëve u ndalohet të publikojnë diçka, pa cituar zyrën për media të ISIS-it.
7. Llogaritë personale nëpër rrjete sociale të gazetarëve duhet të jenë në dijeni të ISIS.
8. Territoret e ISIS nuk mund të filmohen pa lejen e krerëve të grupit
9. Zyra për media e ISIS-it duhet të mbikëqyrë punën e të gjithë gazetarëve.
10. Asnjë gazetar nuk mund të punojë pa u akredituar nga zyra për media e ISIS-it.
11. Rregullat nuk janë përfundimtare, mund të ndryshojnë sipas rrethanave të situatave të ndryshme
Top Channel