FBI kërkon ndihmën e qytetarëve

08/10/2014 00:00

FBI kërkon ndihmën e qytetarëve në mbarë botën për identifikimin e individëve, të cilët kanë udhëtuar ose janë duke planifikuar që të udhëtojnë jashtë shtetit, për t’u angazhuar në luftime së bashku me organizatat terroriste.

Michael Steinbach, asistent drejtor i Kundërterrorizimit i Divizionit të FBI-së u shpreh se ndihma e njerëzve në kushte anonimati, do të vlerësohej shumë. Gjithashtu forcat speciale të FBI-së kërkojnë edhe çdo informacion në lidhje me identitetin e militanteve të maskuar nëpër videot propagandistike të ISIS.

Në njoftimin zyrtar, FBI-ja shkruan se kërcënimi i qytetarëve amerikanë që udhëtojnë jashtë shtetit për të luftuar së bashku me grupet terroriste nuk është diçka e re, ku ndër shembujt sjell edhe rastin e një shqiptari, te quajtur  Agron Hasbajrami që jetonte në Brooklyn dhe u dënua me 15 vjet burg vetëm për tentativën e udhëtimit në Pakistan, ku do të angazhohej në lëvizjet xhihadiste.

Top Channel