
Kryeministri australian Tony Abbott tha gjatë së mërkurës se kishte urdhëruar marrjen e masave për t’u ndaluar predikuesit islamik radikalë të hynin në vendin e tij, mes rritjes së tensioneve ndaj komunitetit musliman, pas një serie ofensivash për shkaqe sigurie.
Abbott, i cili paralajmëroi së fundi se balanca mes lirisë dhe sigurisë “duhet ndryshuar” për të mbrojtur nga muslimanët e radikalizuar të cilët synojnë të ndërmarrin sulme, tha se predikuesit me ndienja urrejtjeje nuk do të penalizohen me përjashtim gjatë procesit të vizave.
Sistemi i ri më i ashpër, që sipas tij nuk kërkon ndonjë legjislacion të ri, vjen pas një takimi me publikun në Sidnei javën e kaluar të Hizb ut-Tahrir, një grup ndërkombëtar që ka për synim krijimin e një shteti musliman mbarëkombëtar.
Komentatorët konservatorë gjatë fjalimeve të tyre kërkuan kufizime më të mëdha ndaj predikuesve radikalë. “Ajo që duam të bëjmë është që predikuesit e njohur për urrejtje të mos vijnë në këtë vend, e të mos e japin mesazhin e tyre ekstremist e përçarës”, tha Abbott për reporterët.
“Ajo që po bëj është deklarimi se tani e tutje do të kemi një sistem të ri, i cili do të garantojë se predikuesit e urrejtjes nuk do të mund të vijnë në Australi për të përhapur ekstremizmin e tyre, përçarjen dhe ideologjitë e papajtueshme”.
Australia është në gjendje të lartë gatishmërie për sulme të mundshme nga muslimanët e radikalizuar, ose prej militantëve të rritur në vend e që rikthehen nga luftimet në Lindjen e Mesme, duke e rritur nivelin e kërcënimit në “të lartë” dhe duke ndërmarrë disa ofensiva të profileve të larta në qytetet më madhore.
Top Channel