Ulet mosha e nisjes së marrëdhënieve seksuale

07/10/2014 00:00

Studimet e fundit po dëshmojnë se kemi një ulje të moshës së nisjes së marrëdhënieve seksualë tek të rinjtë.

Nje ne 5 nxenes, qe i perket kesaj moshe, rezulton se eshte perfshire ne marredhenie seksuale. Ekpsertet e arsimit por edhe te shendetesise kane kerkuar rishikim te kurrikulave te edukates seksuale  ne menyre qe informacioni te nise qe ne klasat fillore dhe te jete me i plote.

“Kemi një ulje të moshës së kryerjes së marrëdhënieve seksuale për herë të parë. Vitin tjetër fillon pilotimi i kurrikulës së riparë, e cila do të jetë një kurrikul me bazë kompetencash për të gjithë sistemin parauniversitar. Futja e edukatës seksuale dhe shëndetësore do të jetë pjesë e këtij pilotimi dhe pas kësaj do të ketë një shtrirje mbarëkombëtare, që nga shkolla fillore deri në klasën e 10-të”, thotë Elsona Agolli, analiste programi për rininë dhe çështjet ligjore. 

Vitin e ardhshme shkollor keto tekste qe do te nisin nga klasa e trete e do te perfundojne ne gjimnaz do te pilotohen ne disa shkolla.

Informimi i sakte i te rinjve, eshte mjaft i rendesishme pasi te dhena e Institutit të Shëndetit Publik po tregojnë se kemi një rritje te semundjeve seksualisht te transmetueshme tek te rinjte dhe 8.9% e personave te prekur me HIV i perkasin moshes 16 deri ne 24 vjeç.

Top Channel