Todt: Schumacher do t’i rikthehet jetës normale
07/10/2014 00:00
Presidenti aktual i FIA-s, Jean Todt ka folur sërish mbi shëndetin e Michael Schumacher, duke dhënë shenja optimizmi për 7 herë kampionin e botës në Formula 1.
“Michael po tregon shenja të qarta përmirësimi, por para tij është ende një rrugë e gjatë. Fatmirësisht gjërat po shkojnë mirë, tashmë atij i qëndron pranë edhe familja. Me siguri ai nuk do të drejtojë më një makinë në Formula 1, por do të bëjë një jetë normale”, ka thënë ish drejtori teknik i Ferrarit për televizionin belg “RTL”.
Një javë më parë, Jean Todt ishte për një vizitë në shtëpinë e Michael Schumacher në Zvicër, ku legjenda gjermane po vazhdon procesin e rikuperimit dhe aftësimit fizik dhe mendor.
Top Channel