Strategjia e zgjerimit të BE-së

07/10/2014 00:00

Pak përpara miratimit nga Kolegji i Komisionerëve dhe publikimit të strategjisë së zgjerimit të BE-së 2014-2015, Stefan Fyle, Komisioneri çek në ikje, shpjegon se e veçanta e kësaj pakete qëndron në trajtimin e 3 çështje kryesore: Zgjerimin, vendet anëtare, si dhe vendet kandidate e aspirante.

Përveç sundimit të ligjit dhe qeverisjes ekonomike, në ndryshim me vitet paraardhëse, kësaj radhe paketës së zgjerimit i shtohet dhe shtylla e re për reformën administrative dhe pushtetin e institucioneve demokratike.

“Bëhet fjalë dhe për vendet anëtare, sepse është një qasje politike që drejtohet plotësisht nga vendet anëtare. Zgjerimi nuk funksionon automatikisht. Duhet të bindim jo vetëm autoritetet e vendeve anëtare, por dhe qytetarët e këtyre vendeve se zgjerimi është ende i besueshëm dhe një politikë relevante, që jo vetëm gjithëpërfshin anëtarët e BE-së, por gjithashtu lejon BE-në të penetrojë më thellë drejt integrimit të saj. Dhe tashmë që vendet anëtare janë më në kontroll se përpara, për sa i përket zgjerimit, unë tashmë pres përgjegjshmëri nga vendet anëtare në drejtimin  e kësaj politike. Por, kjo paketë adreson dhe vendet kandidate dhe aspirante. Ky është kontributi ynë për të luftuar lodhjen nga zgjerimi, por dhe nga reformat. Ka të bëjë me mënyrën se si të angazhohemi me autoritet dhe të sigurojmë se qytetarët në këto vende i ndjejnë përfitimet e zgjerimit, jo në fund, por përgjatë këtij procesi. Kjo ndihmon për të kuptuar më mirë domethënien e termit “Track record”, sepse me fjalë të thjeshta, janë qytetarët ata që i ndjejnë në fund përfitimet e zgjerimit të BE-së në jetën e tyre”, u shpreh Stefan Fyle Komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA