Dëshmitarët: Viktima ishte shofer i autorit, donte pagën

07/10/2014 00:00

Ndryshe nga sa është njoftuar zyrtarisht, viktima në tregun e Shkodrës
ishte një shofer që i kërkoi pagën mujore pronarit të tij. Të paktën ky
është versioni që japin dëshmitarët, të cilët tregojnë se tregtari, jo
vetëm që ia mohoi paratë dhe e pushoi nga puna, por më pas e vrau.

Madje, policia e ka arrestuar për vrasje me paramendim, që do të thotë se ai e kishte menduar që më parë ekzekutimin e të ndjerit. Dëshmitarët kanë deklaruar se nuk ishte tregtari ai që u vra”.

Viktima Dedë Xhakaj, 50 vjeç, baba i dy fëmijëve të vegjël, ishte shoferi i autorit Ilir Hoxha. Tregtari i shumicës në Shkodër, në fillim i mohoi rrogën, pastaj e pushoi nga puna dhe në fund e vrau”, thonë dëshmitarët. Ndryshe nga versioni i policisë, dëshmitarët treguan se viktima ishte punëtori i shpërndarjes së fruta–perimeve. Mëngjesin e së dielës, ai po i kërkonte pagën e muajit pronarit të tij, e cila i ishte vonuar disa ditë.

Këmbëngulja e shoferit u përball me refuzimin e ashpër të pronarit. Hoxha ia ka mohuar paratë dhe në të njëjtën kohë e pushoi nga puna. Ky ka qenë momenti kur midis dy burrave nisi debati i ashpër me kërcënime e fyerje banale. 40-vjeçari nxori pistoletën pa leje dhe qëlloi mbi shoferin e tij shtatë herë. Më pas nxori nga xhepi karikatorin tjetër dhe shtiu edhe dy herë të tjera. Pasi u bind për vdekjen e Hoxhës, shkoi në shtëpinë e tij dhe priti policinë për t’i vendosur prangat.

Top Channel