Berisha: Rama s’mund të bëjë reformë në drejtësi

07/10/2014 00:00

Mosbesues dhe kritik ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq per rolin e Qeverise per reformen ne drejtesi.

Duke pranuar se vetem nje pakice e njerezve te drejtesise mund te meritojne epitetet me te cilet i therret Kryeministrit Rama, Sali Berisha vuri ne dyshim sinqeritetin dhe vullnetin e mazhorances per nje reforme te vertete ne drejtesi.

“Eshtë e vërtetë që ka gjykatës rivrasës, mund të ketë edhe vrasës, por unë mund të them rivrasës, në kuptimin që e tha Rama. Eshtë e vërtetë që në grupin parlamentar të zotit Rama, ka vrasës të mirëfilltë, ka gjykatës ripërdhunues, pasi nuk kanë zbatuar ligjin në rastin e përdhunimeve. Eshtë e vërtetë në grupin parlamentar të Ramës ka përdhunues, pengmarrës. Pra, ky cdo gjë mund të bëjë, por vetëm moral nuk mund të shesë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u beri thirrje partnereve nderkombetare te mos tolerojne me asnje veprim te kryeministrit Rama, ndersa qytetareve te dalin ne protesta, sepse, sipas Sali Berishes, Kryeministri nuk ka ndermend te qeverise vendin, por te permbushë axhenden e vet personale.

“Të besosh se Edi Rama ka ndërmend reformën është njësoj si të besosh se do ta bëjë shëndetësinë falas, është si të besosh se do të bëjë legalizimet falas, apo se do të ulë cmimin e energjisë, në një kohë kur ai e rrit atë”, tha Berisha.

Top Channel