Ndërkombëtarët: Bashkëpunoni të gjithë

06/10/2014 00:00

Ndërkombetarët kanë kërkuar bashkëpunim më të madh të politikës për
reformën në drejtësi, si mënyra e vetme që produkti të jetë i paanshëm, i
pavarur dhe e gjithëpranuar.

“Kjo eshte nje gje vertete shume ambicioze, e cila nuk mund te arrihet ne kushte konfrontuese. Ne te dyja anet ju keni anëtaresimin ne BE objektivin kryesor per vendin. Une ju bej thirrje qe ju te lini interesat e ngushta partiake dhe te bashkeveproni ne menyre te perbashket, siç po beni sot per kete proces”, u shpreh Jean-Eric Paquet, drejtor për Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin, në Komisionin Evropian.

“Ne luajmë të gjithë në të njëjtin ekip, por dua të theksoj se kjo nuk është një garë sportive. Reforma në drejtësi nuk është forum rivaliteti. Gjithkush sjell një perspektivë unike dhe një kontribut unik”, tha Florian Rauning, kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Nderkohe, zëvendësambasadori amerikan Henry Jardine e vuri theksin tek korrupsioni ne sistemin e drejtesise, duke kerkuar edhe ndeshkimin e te gjithe individeve te perfshire qe shkelin ligjin.

“Padyshim qe shume njerez qe merren me sistemin e drejtesise ketu ne Shqiperi, gjyqtare, prokurore, avokate mbrojtes dhe qytetare besojne se sistemi i tanishem nuk ecen sipas ritmit te nevojave te vendit megjithate ne te njejten kohe duhet te bejme kujdes te mos i fusim ne te njetin grup te gjithe individet qe punojne ne sistemin e Shqiperise. Ka gjyqtare te mire te ndershem atje jashte, por ata qe nuk jane te ndershem apo ata qe jane te korruptuar duhet te ekspozohen dhe te ndeshkohen per sjelljen e tyre jo etike apo te korruptuar dhe disa duhet te shkojne edhe ne burg”, tha Jardine.

Top Channel