
Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje opozitës, që të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Parlament. Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, tha se kjo është edhe fryma e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës.
Vasili theksoi se mazhoranca është e gatshme që të krijojë të gjitha hapësirat për demokratët, ndryshe nga opozita e dikurshme.
“Mendoj se në dritën e një zhvillimi kaq të rëndësishëm, opozita ka detyrë, ashtu sikurse dhe mazhoranca, që të rishikojnë konsensusin dhe mirëkuptimin si një përgjigje të madhe që duhet dhënë sa më parë, e cila nuk është një zgjidhje që kënaq opozitën apo mazhorancën, apo kryetarët e partive politike përkatëse, por është një mënyrë për të shpejtuar dhe intensifikuar ritmin e reformave, të cilat kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me fatet e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Petrit Vasili.
Top Channel