Drejtuesit e institucioneve dhe politikës në vend, i janë përmbajtur tradites së urimit pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Kryeministri Rama me bashkeshorten, uruan te gjithe besimtaret me viziten ne kete seli, ndersa i eshte permbajtur qendrimit te hershem te tij per te mos e perzjere festen me politiken.

“Gëzuar festën! Ju e dini që unë jam kundër politikanëve që flasin te dera e xhamisë”, tha Rama.

Kreu i grupit demokrat  uroi gjithashtu nga selia e Komunitetit Mysliman.

“Sic është bërë zakon, festat në Shqipëri janë të përbashkëta. Kështu që përveç urimit nuk kam ndonjë gjë tjetër. Kjo është dita e sakrificës që çdo njeri duhet të bëjë për të arritur më të mirën, për të mundur të keqen”, tha kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Ndersa kryeparlamentari Meta gjithashtu uroi duke nenvizuar bashkejetesen fetare si vleren e madhe te shqiptareve, ndersa nuk komentoi i pyetur mbi nje kalim te mundshem te PDIU-së ne Qeveri.

“Kjo nuk është ditë për të bërë politikë, por është ditë që politika të mësojë nga kjo bashkëjetesë dhe harmoni e shkëlqyer e komuniteteve fetare”, tha Meta.

Vete kreu i PDIU-së, ne prononcimin e pare pas qarkullimit te lajmit per kalimin e tij ne Qeveri dhe nje kushti te mundshem per largimin e PDNJ-se tha se sot nuk eshte dita per kurban, duke nënkuptuar atë politik.

“Sot është dita që ne të festojmë mesazhin e Kurban Bajramit. Vjen nga historia e Azretit Ibrahim, që sakrificën të cilën ai po bënte, Zoti e shtriu mbi të dhe mbi gjithë njerëzimin. Besoj që nuk është vendi që ne të përmendim kurbanë të tjerë”,tha Idrizi.

Top Channel