Një sasi prej 100 kg bimë narkotike kanabis sativa është sekuestruar në
një automjet te Ura e Gjoles në Fushë-Krujë, ndersa policia arrestoi dy
persona të dyshuar si të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje brenda
vendit.

Pas një hetimi 1-mujor, agjentet e antitrafikut në Durrës finalizuan operacionin e koduar “Këneta” me arrestimin ne flagrancë të dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një personi të tretë, të tre me banim në Durrës.

Dy të arrestuarit Erjon Gjinlija 31 vjeç dhe Bekim Demaliaj, 22 vjeç, u kapën në flagrancë në vendin  e quajtur Ura e Gjolës, në një automjet të markës Opel me targa AA318 GL, me të cilin po transportonin një sasi prej 100 kg kanabis sativa.

Nga hetimet rezulton se personi i shpallur në kërkim, Sokol Hajdinaj dyshohet të jetë shitësi i lëndës narkotike, ndaj po punohet për kapjen e tij.

Top Channel