Reforma në drejtësi, PD në tryezën e Nishanit, por jo në Kuvend

03/10/2014 00:00

Partia Demokratike e do reformën në drejtësi, por ajo ende nuk është e
gatshme të pranojë që procesi të ndodhë i gjithi brenda parlamentit.

Me kete qendrim do te paraqitet te henen kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ne tryezen per drejtesine, te thirrur nga presidenti Bujar Nishani. Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, e cilesoi si formatin e duhur kete forme diskutimesh dhe kerkoi qe procesi te jete gjitheperfshires me te gjithe perfaqesuesit politikë dhe me te gjithe aktoret e drejtesise.

“Kur Bashkimi Europian kërkon që reforma në drejtësi duhet të jetë konsensuale, sigurisht i mëshon faktit, që këto reforma duhet të jenë jetëgjata. Duhet të jetë gjithëpërfshirëse, konsensuale, por duhet që të jetë nën udhëheqjen e ekspertëve ndërkombëtare, thotë BE. Ekspertët ndërkombnëtare duhet të përcaktojnë kornizën europiane, ku duhet të ecë reforma dhe kjo kornizë nuk duhet të shkelet nga Qeveria”, tha Halimi.

Zoti Halimi u pyet disa here nga gazetaret, nese Partia Demokratike do te marre pjese ne nje format parlamentar per reformen ne drejtesi, siç nisi dikur ne 2007-en, por ish-ministri i Drejtesise nuk dha nje pergjigje largpamese dhe u fokusua tek formati i tryezave per prodhimin se pari te nje dokumenti strategjik.

“Ne gjykojmë që reforma në drejtësi duhet të bëhet në tryeza publike me gjithëpërfshirje. Ajo që do të diskutohet është hartimi i një dokumenti strategjik. Nuk keni parë ndonjë dokument strategjik të qeverisë për reformën në drejtësi. Ndaj këto tryeza janë të rëndësishme, sepse duhet të përcaktojnë në një dokument pikat e përbashkëta, ku bien dakort të gjitha palët”, tha Halimi.

Takimi i se henes per reformen ne drejtesi do te jete edhe rasti i pare, qe kur Partia Demokratike eshte larguar nga Parlamenti, per te patur bashke ne nje tryeze Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partise Demokratike, Lulzim Basha.   

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta