
Partia Demokratike akuzoi Qeverinë se ndërsa premtoi legalizimet falas,
jo vetëm që nuk e mbajti këtë premtim, por po shkatërron pronat dhe
djersën e shqiptarëve të ndershem.
Dosjet e legalizimit që po shpërndan Kryeministri, tha deputetja Jorida Tabaku, kane qene përgatirur nga Qeveria e mëparshme.
“Edi Rama vazhon të prodhojë seri të reja të rrenës së vjetër për legalizim falas.Edi Rama nuk ka bërë asnjë dosje të re.Ato që shpërndan me regji qendrore janë praktika të bëra gati nga administra e mëparshme. Që nga ajo ditë, Edi Rama po bën të kundërtën e legalizimit falas. Po luan me pronat e shqiptarëve me pasionin e tij për rrënimin, po shemb investime të ligjshme, po shkatërron mundin e djersën e qytetarëve. Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët, se krekosja e tij mbi gërmadha e mbi dëshpërimin e qytetarëve, e sikur të mos mjaftojë kjo të dalë e të vërë gishtin mbi plagë, duke ua kujtuar edhe një herë, se ai ka gënjyer për legalizimin falas.Jo vetëm ka gënjyer, por gënjen e gënjen, pa ndalim’, tha Tabaku.
Top Channel