Në të gjithë rrethin e Gjirokastrës janë me dhjetëra objekte kulti të
ndërtuara gjatë mesjetës së vonë sipas një stili krejt origjinal që po
shkojnë drejt degradimit.

Kishat monumente kulture të kategorisë së parë gjenden të braktisura. Ne keto kushte eshte edhe kisha e Manastirit të Spilesë e ndërtuar në faqen e malit të Lunxhërisë mbi qytetin antik të Antigonesë. Banorët e Lunxhërisë i kanë kërkuar Ministrisë së Kulturës gjatë një aktiviteti ndërgjegjësues të zhvilluar pranë Manastirit të Spilesë shpëtimin e këtij monumenti.

Ky objekt kulti daton në vitin 1634. Naosi i gdhendur në formë kryqi është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit, Kalist. Objekti që ende mahnit vizitorët me gjallërinë e ngjyrave të afreskëve dhe stilin rebel të pikturës murale rrezikon qëndrueshmërinë e strukturës ndërsa afreskët po shkatërrohen si pasojë e lagështisë.

Në qarkun e Gjirokastrës ka mbi 100 kisha të të njëjtës epokë, 32 prej të cilave klasifikohen si tepër të rëndësishme për vlerat tipologjike dhe arkitektonike.

Top Channel