
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga podiumi i Parlamentit bëri me
dije se ka nisur hetimi, jo vetëm atë që nxorri identitetin e
dëshmitarit kyç, në çështjen e hetimit për vrasjen e komisarit Dritan
Lamaj, por edhe mbi të gjitha ngjarjet që lidhen me këtë dëshmitar.
“Me përgjegjësi para publikut për detyrën që ushtroj, më duhet të pranoj para Parlamentit se kjo është një nga ato gjëra që nuk duhet të ndodhë. Eshtë një çështje që e kanë një të shkuar, një pjesë të cilës e dimë të gjithë, me ato fotot e gostive të kupolës së policisë, por do të zbardhet plotësisht dhe nga një hetim që ka nisur tashmë e që unë pres të nxjerrë çdo detaj për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë përgjegjësi ligjore, përfshi edhe ata që në një kohë dolën nga aneksi i errët i politikës dhe sqetullës së Saliut, për të drejtuar policinë drejt skutave më të errëta të krimit dhe që sot janë futur prapë në politikë. Po është më mirë t’ia lëmë hetimit sepse unë kam shumë bindje se faktet do të flasin më fort se fjalët”, tha Tahiri.
Numri nje i Ministrise se Brendshme beri kete deklarate nje dite pasi ai dhe Kryeministri Rama u akuzuan nga kryetari i demokrateve, per dekonspirim te identitetit te deshmitarit kyç ne çeshtjen “Lamaj”, per shkak te asaj qe Lulzim Basha e quajti se behet ne emer te mbrojtjes se aleances se krimit ne Parlament.
“Sikur t’i besonin vetë të gjithë ato që thonë, Sali Berisha dhe kanakari i tij në SHQUP do të ishin të parët që duhet të merrnin rrugën për në burg që tani, meqë kur ishin në detyrë, njëri Kryeministër dhe tjetri ministër dhe ne gjithë të tjerët ishim në opozitë, Adriatik Coli dëshmitari i drejtësisë, për Bandën e Durrësit bëri xhiron e mediave me figurë, foto dhe dëshmi për muaj me rradhë”, tha Tahiri.
Referuar qendrimeve te opozites ndaj Policise se Shtetit, e vene prej me shume se nje viti tha ai nen sulmin e Partisë Demokratike, Saimir Tahiri deklaroi ne Parlament, se ‘kriminelet kane sot aleat jo vetem njeri – tjetrin. Aleanca me krimin dhe pandeshkueshmerine – deklaroi ai,- i sherben njeriut qe s`u perball me drejtesine ne asnje prej akuzave,nisur nga rruga Durres- Kukes, marreveshja e detit e deri tek 21 janari”.
“Le pastaj, që ky i pandëshkueshmi më i madh, i të gjitha kohëve në politikën shqiptare, nuk është njeri dosido, por është njëri nga ata që pret ditën kur t’i vijë rradhën të vijë në pushtet, prandaj e duan drejtësinë me gjyqtarë si Gjin Gjoni, se i përdorin duke i premtuar fatin e Ristanit. Unë i bëj thirrje që të ndalin baltën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, duke inkurajuar krimin”, tha Tahiri.
Top Channel