
Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm në parlament, opozita ka
reaguar duke akuzuar drejtperdrejt Kryeministrin Edi Rama se i ka
dorëzuar dëshmitarin e drejtësisë mafias.
Deputeti Arben Ristani tha se Kryeministri dhe ministri i Brendshem duhet te mbajne jo vetem pergjegjesi morale, por ne radhe te pare përgjegjësi ligjore.
“Publikimi i emrit, mbiemrit dhe portretit të dëshmitarit është një skandal i paprecedentë, dhe është një krim para të cilit Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm duhet të mbajnë përgjegjësi jo vetëm morale, por ligjore në radhë të parë.Edi Rama ia dorëzoi mafias dëshmitarin e drejtësisë me duart e tij, për interesat e tij politike, dhe sot del e sulmon opozitën.’Lëreni të qetë policinë të punojë, mos hidhni baltë mbi policinë’, thotë ministri i Ramës.Kjo është shumë e rëndë, ia dorëzojnë dëshmitarin e drejtësisë krimit dhe kërkojnë nga opozita që të mbyllë gojën, por hiqeni nga mendja, asnjë marifet, nuk do ta shpëtojë as Edi Ramën, as Saimir Tahirin, nga kjo përfshirje dhe shërbim kriminal që po i bëjnë mafias që është sot aleatja e tyre kryesore në pushtet”, tha Ristani.
Top Channel