Reforma në sistemin e drejtësisë

02/10/2014 00:00

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells i ftuar nga Sekretari i Shtetit për Drejtësinë, autoriteti më i lartë përgjegjës për funksionimin efikas dhe pavarësinë e gjykatave, me të cilin është takuar gjatë pritjes tradicionale me lordët.

Pas kësaj ceremonie e cila mbledh cdo vit gjyqtarë dhe ministra të drejtësisë nga e gjithë bota, si dhe personalitete të fushës së drejtësisë, Naço është takuar edhe me homologun e tij anglez .

Ministri Naço e ka vënë theksin tek domosdoshmëria e reformës në drejtësi për t’i dhënë sistemit efikasitetin dhe drejtësine e munguar.

Nga krahu i tij ministri britanik vlerësoi punën e qeverisë shqiptare në fushën e drejtësisë dhe i konsideroi hapat e ndërmara deri tani si shumë inkurajuese.

Top Channel