Restaurimi i ndërtesave të dëmtuara për shkaqe natyrore, nuk do të
konsiderohen ndërtime pa leje. Tashmë qytetarët e dëmtuar nga tërmeti i
19 majit, në zonen e Belshit mund të restaurojnë banesat e tyre.
Shqetesimit të medias, por edhe te prefektit te qarkut i eshte pergjigjur Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Permes një shkrese e cila ka mberritur ne prefekturen e Elbasanit sqarohet se gjate periudhes se pezullimit te lejeve te ndertimit, autoritetet e planifikimit lejohen te japin leje zhvillimore vetem per disa raste perjashtimore, mes te cilave nderhyrjet me karakter emergjent.
Vendimi i 22 gushtit 2014, i Keshillit Kombetar te Territorit, i cili pezullon lejet zhvillimore deri ne konstituimin e organeve te qeverisjes vendore, krijoi konfuzion tek qytetaret e demtuar nga termeti i 19 majit, por edhe tek institucionet e zbatimit te ligjit.
Disa persona kaluan ne ndjekje penale pasi tentuan te restaurojne banesat, ndersa te tjere nuk guxuan te ngrene asnje tulle pas ketij vendimi.
Nisur nga kjo Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit sqaron se “rastet e nderhyrjeve ne struktura si pasoje e renies se termetit mund te perfshihen ne nje nga pikat perjashtimore te vendimit te KKT se sipercituar, perkatesisht ne piken 4, germa C, ‘Nderhyrje me karakter emergjent’. Referuar ketij vendimi, per t’u bere e mundur zgjidhja e situates se krijuar, subjektet e interesuara apo njesia e qeverisjes vendore duhet te depozitoje prane AKPT-se kerkesen per kontrollin e perputhshmerise se zhvillimit.”
Por edhe ne zgjidhjen e kesaj situate, nje tjeter problem mbetet vonesa prej pothuajse 5 muajsh e demshperblimit per banoret e prekur nga termeti. Specialisti i Emergjencave Civile prane prefektures se Elbasanit sqaron se jane derguar prane drejtorise se pergjithshme te emergjencave dosjet per 9 njesi vendore nderkohe qe vazhdon puna me te tjerat.
“Eshtë një procedurë që është vonuar, por ne po këmbëngulim që të përfundojnë sa më parë”, thotë Mustafa Arabi, specialit i Emergjencave.
Tashme qe dimri thuajse ka trokitur, Drejtorise se Pergjitshme te Emergjencave Civile prane Ministrise se Brendshme do t’i duhet te pershpejtoje punen per demshperblimin e ketyre banoreve, pasi qindra familje te demtuara, 5 muaj pas termetit, ndodhen ende ne gjendje te veshtire.
Top Channel