Atletico Madrid ka mundur Juventusin në ndeshjen e dytë në grupe 1-0 në fushën e tyre, duke ndarë së bashku kreun e grupit A me nga 3 pikë, me një fitore dhe një humbje pas dy ndeshjeve të para.
Një ndeshje me pak emocione, por shumë e luftuar, megjithatë skuadra e Simeones ja del mbanë, që falë golit të Arda Turan në minutën e 74 të marrë tre pikët e para të kësaj faze.
Dortmundi ka mundur Anderlecht-in e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi me rezultatin 0-3. Immobile zhbllokon sfidën për t’i lënë radhën Ramosit me dy golat në pjesën e dytë kur edhe u aktivizua. Me 6 pikë të plota skuadra e Jurgen Klopp kryeson grupin D.
Arsenali ka shkatërruar 4-1 Galatasaray-n në “Fly Emirates”. Welbeck ka shënuar tre gola për topçinjtë, ndërkohë që golin e katërt e ka shënuar Sanchez. Për rreth 30 minuta Arsenali ka mbetur me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të portierit Szczesny, por, gjithësesi, skuadra turke e drejtuar nga Pranelli nuk bëri asgjë më tepër se sa ngushtimi i diferencës në 4-1, falë golit me 11-metërsh të Illmaz.
Ndërkohë ka dështuar edhe Liverpuli, i cili është mundur në Zvicër nga Basel-i me rezultatin 1-0. Streller në pjesën e dytë është autori i golit të vetëm.
Ludogoretsi ka vënë në vështirësi Realin e Madridit pavarësisht se ja ka dalë mbanë skuadra e Anchelotti-t që të fitojë 1-2. Pas golit të Marcelinho, madrilenëve ju deshën dy 11-metërsha për ta rikuperuar pasi Cristiano Ronaldo gabon në të parën, por jo në të dytën. Goli i fitores për Realin ka ardhur nga Benzema në minutën e 77-të. Spanjollët kryesojnë grupin B me 6 pikë të plota pas dy ndeshjesh dhe ndiqen nga Liverpuli dhe Basel-i me nga 3 pikë. Në ndeshjet e tjera. Malmo mund Olimpiakosin 2-0 dhe Zeniti ndalet në barazim 0-0 me Monakon.
Top Channel