Korçë, të pastrehët në protestë

29/09/2014 00:00

Shpërndarja e apartamenteve për familjet e pastreha në Korçë ka sjellë
sërish reagimin e atyre që kanë mbetur jashtë listës së përfituesve.

Te pakten 20 familje kane protestuar para bashkise se qytetit pasi nuk kane mundur te strehohen nderkohe qe sipas tyre askush nuk u ka dhene sqarime. Pak dite pasi u miratua lista me emrat e familjeve te cilat permbushnin kriteret per te mare nje prej  apartamenteve te ndertuara nga bashkia e korces dhjetra famijle te tjera kane ngritur shqetesimin e tyre pasi vijojne te mbeten te pastreha.

Dy jave me pare Bashkia publikoi listen e 96 familjeve, te cilat perfituan apartamente me kosto te ulet nga 493 familje qe kishin aplikuar.

Top Channel