Legjendat e futbollit brazilian kërkojnë suksesin në politikë

27/09/2014 00:00

Më shumë se 20 ish-futbollistë, mes tyre edhe disa prej legjendave të kombëtares së Brazilit, do të garojnë në zgjedhjet e muajit të ardhshme.

Romario de Souza Faria, i njohur  si Romario, i cili arriti të fitonte Kupën e Botës në vitin 1994 duke u shpallur edhe lojtari më i mirë, është futur në politikë që në vitin 2009, ku u zgjodh deputet federal i Rio de Janeiros, qytetit dy dytë më të madh në Brazil. Ndërsa në zgjedhjet e muajit të ardhshëm legjenda e futbollit brazilian do të synojë të fitojë një vend në Senatin e Rio de Zhaneiron. Ai është pjesë e partisë Socialiste të Brazilit.

Një tjetër ish-futbollist i njohur brazilian që do të garojë në këto zgjedhje është Hoze Roberto Gama de Oliveira i njohur si Bebeto.

Pjesëmarrja e futbollistëve brazilianë në politikë ka nisur të paktën që prej vitit 1982, tre vjet nga fundi i diktaturës ushtarake, kur kapiteni i ekipit të Sao Paulos, legjenda Sokratis u përfshi në një lëvizje e cila synonte kthimin e lirisë politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA