Kimikatet që rrezikojnë tokën e nëntokën

25/09/2014 00:00

Bujqësia, energjitika dhe transporti janë burimet kryesore të krijimit
të kimikateve të rrezikshme, të cilat kontaminojne tokën por edhe ujërat
nëntokësore.

“Janë identifikuar një sërë sektorësh të tjerë që gjenerojnë mbetje të tilla, siç janë sektori i energjisë, kryesisht vajrat që përdoret nga transformatorët e sektorit të energjisë. Po ashtu edhe sektori i bujqësisë përdor kimikate, pesticidë. Fakti është që këto janë ndotës, që përveçse kanë elemente toksikë, periudha e shkatërrimit dhe asgjësimit të tyre është një periudhë jashtëzakonisht e gjatë”, thotë Pëllumb Abeshi, drejtori i Politikave Mjedisore.

Zoti Abeshi tha se eshte e rendesishme qe te gjitha institucionet publike dhe private te marrin masa, qe te mos kemi ndotje te mjedisit nga kimikate te rrezikshme.

Nëse këto do të hidhen në ujërat e lumejve, atëherë shkalla e dëmit do të jetë jazhtëzakonisht e madhe. Edhe derdhja e tyre në tokë do të shkaktonte ndotjen e tokës do sillte mjaft probleme”, thekson Abeshi.

Ne Shqiperi jane me mijëra ton mbetje kimike te rrezikshme, nje pjese te cilave kane mbetur qe nga koha e komunizmit dhe qe ende nuk jane shkaterruar.

Top Channel