“Drejtësi! Drejtësi! Drejtësi!”

25/09/2014 00:00

6 fëmijë jetimë, 2 familje pa kryefamiljarë, nënat humbin djemtë e tyre dhe komuniteti shqiptar në Fermo ngrihet në këmbë: Proteston e kërkon drejtësi për vrasjen e dy kosovarëve nga punëdhënësi i tyre.

Nexhemin Mustafa dhe Valdet Avdyli kanë humbur jetën, duke kërkuar pagesat e muajve të fundit nga sipërmarrësi i ndërtimit, Gianluca Ciferri, kështu deklarojnë autoritetet vendase.

“M’u desh të mbrohesha nga agresioni i dy punëtorëve”, – kështu është shprehur Ciferri para karabinierëve. Ndërkohë që, sipas lajmeve të shtypit lokal, thuhet se punëdhënësi ka thirrur në shtëpinë e tij dy të punësuarit.

Në të njëjtën kohë, sindikata tregon se prej kohësh ishin në dijeni se Ciferri u detyrohej Avdylit dhe Mustafës disa muaj rrogë.

Komuniteti ka reaguar me protesta duke kërkuar drejtësi, e njëkohësisht duke u bërë thirrje shqiptarëve për të ndihmuar edhe ekonomikisht familjet e të vrarëve.

Top Channel