Përafrimi i pensioneve fshat-qytet

24/09/2014 00:00

Mbi 400 mijë persona, të cilët edhe pse rezultojnë të vetëpunësuar në
sektorin e bujqësisë, nuk janë pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore.

Keshilltari i ministrit të Mirëqënies Sociale Enkelejd Musabelli sqaron se prej 1 janarit të vitit 2015 formula e përllogaritjes së pensioneve do të jetë e njëjtë, si në zonat urbane ashtu dhe në zonat rurale.

“Me formulën dhe me skemën e re të pensioneve, që do të hyjë në fuqi në 1 janar 2015, formula e llogaritjes së përfitimit do të jetë unike, e vetme. Që nga vitit 2015, nga janari i vitit 2015 dhe deri në vitin 2018 do të ketë një rritje graduale të pjesës së kontributeve që paguan një i vetëpunësuar në bujqësi. Në vitin 2018 do të jetë e barabartë me atë që paguan një i vetëpunësuar në zonat urbane”, thotë Musabelli.

Skema e re parashikon qe te mos kete pension me te ulet se pensioni social, i cili aktualisht ka nje vlere prej 6 mije e 600 lekesh.

Ekspertet e Ministrise se Mireqenies Sociale sqarojne se rritja me e ndjeshme e pensioneve ne fshat vihet re tek pensionet e pjesshme. Te rinjte e vetëpunesuar ne bujqesi do te kene mundesi reale per te perfituar pensione me te larta, pasi te gjitha vitet e punes pas 1994 kane vlere me te larte monetare.

Top Channel