Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e të enjtes, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Ngjarja ndodhi në aksin Çorovodë-Dervi, kur një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Neki Elezi, drejtuesi i mjetit humbi jetën, ndërsa të plagosur kanë mbetur Bardhyl Hysi, Ardit Hoxha dhe një person tjetër ende i paidentifikuar.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë me anë të një helikopteri në Spitalin Ushtarak.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Top Channel