Të rinjtë drejt shkollave profesionale

17/09/2014 00:00

Plot 50 vajza dhe djem me mesatare mbi 8.5 jane nxenesit e pare, te shkolles se mesme austriake  profesionale.

Ministri i Mireqenies Sociale, Erion Veliaj ka theksuar se kerkesat per kete shkolle kane qene shume te medha, nje indikator qe tregon se familjet shqiptare jane te interesuara per shkollat profesionale elitare.

“Mesatarja e atyre, që sot bashkë me Kryeministrin takuam nëpër klasa, është mbi 8.5 dhe dua t’i falenderoj për përpjekjen e tyre. Por gjithashtu të kultivojmë një kulturë, ku në fund të ditës, patjetër që shteti duhet t’i ndihmojë të gjithë, por duhet të ketë edhe një sens gare dhe të motivohen ata që dalin të parët. Dhe në fakt, kjo shkollë është për këta njerëz dhe për këta qytetarë tanë të rinj. Detyra kryesore e bordeve është sigurimi i praktikës 30 për qind të kohës, për çdo nxënës të shkollës, pranë një biznesi që merret me fushën ku jep mësim shkolla”, tha Veliaj.

Kryeministri Edi Rama tha se tregu i punes ka nevoje per shkolla profesionale dinjitoze, nje model i cili ka funksionuar me se miri ne vende si Austria apo edhe Gjermania. Shqiperia pas 20 vitesh, po rikthehet tek shkollat profesionale te cilat deri me tani ishin nje dere e hapur vetem per nxenesit mbetës.

“Eshtë një shkollë që ofron një diplomë të vlefshme në Shqipëri dhe në Austri. Të mos harrojmë, asnjëherë ose për ata që nuk e dinë, që e kanë mësuar vonë, që Austria është ajo që është, një nga vendet më të suksesshme të Bashkimit Europian, 20 për qind më shumë mundësi punësimi i kanë pasur ata që kanë ndjekur ata që kanë ndjekur arsimin profesional. Nga ana tjetër, po të shikojmë kuadrin e përgjithshëm të papunësisë, vetëm 15 për qind e atyre që kanë një diplomë profesionale janë të papunë”, tha Rama.

Ambasadori austriak ne Shqiperi ka theksuar se kjo shkolle do te jape mundesi punesimi per shume te rinj jo vetem ne Shqiperi, por edhe Austri. Tregu i punes ne Shqiperi po tregon çdo dite se ka nevoje per te rinj me profesione.

Top Channel