Krimi dhe terrorizmi, Llalla në Kosovë

17/09/2014 00:00

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me homologun e tij kosovar Sylë Hoxha, në Prizren, ku thelb i bisedimeve ka qenë shtrirja e bashkëpunimit në hetimet kundër kriminalitetit ndërkufitar dhe atij rajonal.

Krerët e organeve përkatëse të akuzës theksuan rëndësinë e bashkëpunimit, sidomos sa i përket luftës kundër trafiqeve të natyrave të ndryshme dhe çështjeve që lidhen me përfshirjen e qytetarëve të ndryshëm në konfliktet ushtarake jashtë Europës.

Ky takim kryhet në një kohë kur ndërmjet Prokurorisë së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Kosovës është intensifikuar ndjeshëm shkëmbimi i informacionit dhe goditja e strukturave kriminale, në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera partnere ndërkombëtare.

Top Channel