Shkolla “Scanderbeg” në Parma, si trashëgohet shqipja te fëmijët

15/09/2014 00:00

“Scanderbeg”, ky është emri që shqiptarët në Parma kanë zgjedhur për shkollën e tyre. Prej Tetorit të vitit 2009, ky ambient është vatra ku mësohet gjuha dhe kultura amtare.

Shkolla shqipe është hapur me kontribut vullnetar, ku mësues profesionistë japin mësim falas. Shpenzimet mbulohen nga shoqata “Scanderbeg”, individë dhe ndërmarrje shqiptare në Parma.

Në këtë shkollë mësohen “gjuha shqipe”, “letërsia shqipe”, “historia” dhe “gjeografia” e trojeve shqiptare, “muzika”, kostumet dhe zakonet shqiptare.

Për shumë fëmijë, – e diela është ditë pushimi, – sidomos të vegjlit e komunitetit shqiptar në Parma, prej orës 10-12 është koha kur mësojnë shqip. Janë rreth 20-30 nxënës, që ndjekin këtë shkollë çdo vit.

1 Qershori i këtyre fëmijëve është një festë e shumëfishtë. Përveç se festa e tyre, është edhe dita e fundit e shkollës, ku ata organizojnë aktivitetet kulturore me vjersha dhe këngë për Shqipërinë.

Të gjithë mësuesit e kësaj shkolle bëjnë të pamundurën në misionin e tyre, që brezat e rinj të mos e harrojnë gjuhën shqipe.

Top Channel