Urgjenca shendetesore nga ajri

14/09/2014 00:00

Në Ditën Botërore të ndihmës së shpejtë, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, tha se në çdo rajon ku nuk ka qendra shëndetësore dhe mjekë, në bordin e helikopterëve do të ketë personel mjekësor.

“Në çdo fluturim që helikopterët mjekësorë do të bëjnë në vendet ku nuk ka qendra shëndetësore, do të jenë të shoqëruar gjithmonë me një nga vullnetarët, të cilët janë të arsimuar për kujdes shëndetësor”, deklaroi Beqja.

Ministri i Shëndetësisë tha pranë njësisë mjekësore të helikopterëve se trajnimi i grupit të vullnetarëve, mes tyre mjekë dhe infermierë, është një hap shumë i rëndësishëm për të dhënë ndihmën e shpejtë për çdo qytetar.

Platforma e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës synon të rrisë shpejtësinë e komunikimit dhe transportin e të sëmurit.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur numrin 112 për emergjenca shëndetësore dhe po punon për ndryshimin e elementëve bazë të shërbimit të urgjencës.

Top Channel