Tirane, qender e re per dhurimin e gjakut

13/09/2014 00:00

Në Ditën botërore të ndihmës së shpejtë, në zonën e Tiranës së Re, një nga qendrat më të populluara të kryeqytetit është hapur një qendër e dhurimit vullnetar të gjakut. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bën apel për dhurim vullnetar, për të shpëtuar jetën e dikujt në nevojë.

“Shpesh herë, në rastet e emergjencave lind nevoja për gjak. Sigurisht që nuk duhet të kujtohemi kur kjo ndodh, por duhet të zhvillojmë një kulturë ku ditë pas dite të mund të ndajmë një pjesë nga jeta jonë edhe me të tjerët, që t’i gjendemi pranë të tjerëve në ditë të vështira. Një qendër e tillë në mes të Tiranës është një vlerë e shtuar, pasi kemi mundësi të vendosim kontaktet me dhuruesit dhe t’i nxisim sa më shumë ata”, tha Beqaj.

Kjo qendër është mundësuar falë bashkëpunimit me një shoqatë italiane. Ministri Beqaj tha se në bashkëpunim me kooperacionin italian po mundësohet dhe investimi prej 5 milionë eurosh për spitalin e traumës.

Ndërsa nunci apostolik në Shqipëri, i pranishëm në iaugurimin e kësaj qendre, lidhi edhe vizitën e Papa Franceskut me gjeste të tilla solidariteti ndërmjet njerëzve.

“Gjaku ëshstë simbol i jetës. T’i japësh dikujt gjak është t’i japësh atij pak nga jeta jeta për ta shpëtuar. Pikërisht me këtë ide solidariteti Papa Francesku vjen në Shqipëri, për të mbështetur popullin shqiptar që ashtu si ai ka vujatur të shkuarën për motive ideologjike që ndanin botën në miq dhe armiq e ku miqtë duhet të ndihmoheshin dhe armiqtë të eleminoheshin. Kjo është e papranueshme për ne”, u shpreh imzot Ramiro Moliner Ingles.

Kjo qendër dhurimit vullnetar të gjakut në një të ardhme të afërt synon të kryejë dhe kontrollin e sëmundjve të rralla gjenetike.

Top Channel