Vizita në Paris, Rama dhe bashkëshortja e tij priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron Kur janë bërë 16 vite nga vrasja e drejtuesit të Lëvizjes së Dhejtorit 90, Azem Hajdari, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokraitike vendosën këtë të premte kurora me lule pranë memorialit ku më 12 shtator 1998 ai u ekzekutua.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se nga figura e Hajdarit duhet të marrin frymëzim për të mbrojtur demokracinë.
“Shoqëria shqiptare po përballet sot me një aleancë më diallëzore, atë të krimit dhe pushtetit. Sot, nga ky vend, në emër të cdo shqiptari, zotohemi se do vazhdojmë deri në fitore cdo betejë për të mbrojtur demokracinë”, deklaroi Basha.
Edhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha dha të njëjtin mesazh, por duke shtuar se opozita sot përballet me një regjim të inkriminuar.
“Sot ne nderojmë Azem Hajdarin me një detyrim madhor ndaj tij. Të frymëzuar nga guximi dhe kurajoja i tij do përballemi me një regjim të inkriminuar nga koka tek këmbët”, tha Berisha.
Më pas drejtuesit më të lartë të kësaj force iu drejtuan Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, ku dhe prehet lideri i dhjetorit, si dhe vizituan familjen e tij.
Azem Hajdari u vra mbrëmjen e 12 shtatorit vetëm pak metra larg selisë së Partisë Demokratike, së bashku me truprojën e tij Besim Cera.
Top Channel