
Ndërkohë që samiti i NATO-s ishte në kulmin e zhvillimit të tij, gjatë fjalimit të kryeministrit britanik David Cameron, gazetarët kanë shkrepur një foto kur John Kerry i kalon heshturazi një letër Presidentit amerikan Barack Obama.
Kreu i Uashingtonit e lexoi shënimin me mbishkrim “Për Presidentin Obama” dhe pak çaste më vonë, bëhet e ditur se shtypit iu kërkua të largohej nga salla e konferencave.
Më herët u bë e ditur nga zyrtarë të lartë të sigurisë, se tri anëtarë në krye të grupit terrorist ISIS janë vrarë në një sulm ajror amerikan në Veri të Irakut.
Sipas burimit të gazetës “Daily Mail”, ky është pikërisht njoftimi, që Kerry kishte shkruar për Obamën në letër.
Dy ditë pas një videoje, që tregon ekzekutimin e gazetarit amerikan Steven Sotloff, avionët luftarakë amerikanë goditen në zemër të ISIS, në Mosul, duke thënë se kanë vrarë liderin e kalifatit të vetëshpallur islamik, Abu Baker al Bagdadin, xhihadistin Ebu Haxher el-Sufi, krahun e djathtë të tij, si edhe një ekspert eksplozivësh, ndërsa vet Pentagoni duket se e ka hedhur poshtë momentalisht vrasjen e al-Bagdadit.
Top Channel